Lajme
Vjedhjet, dukuri shqetësuese në Kosovë
Megjithëkëtë, një zëdhënës i Policisë së Kosovës totë se sipas statistikave krahasuese nga viti 2013 në 2014 numri i vjedhjeve shënon rënie më shumë se 10 për qind
1,510 raste të klasifikuara si vjedhje dhe 1,476 raste të klasifikuara vjedhje të rënda, kanë ndodhur vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në Kosovë.
Këto shifra të Policisë së Kosovës dëshmojnë se vjedhjet nëpër dyqane, banesa private apo nëpër shtëpi, për qytetarët e Kosovës, janë bërë dukuri mjaft shqetësues.
Por pavarësisht kësaj policia thotë se ka rënie të rasteve të vjedhjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për Radion “Evropa e Lirë”, totë se sipas statistikave krahasuese nga viti 2013 në 2014 numri i vjedhjeve shënon rënie më shumë se 10 për qind.
“Çdo rast që raportohet duke përfshirë edhe rastet që ju keni potencuar, Policia i trajton ato në bazë të rregullave dhe procedurave ligjore siç janë paraparë me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thekson Hoxha.
Përveç rasteve të raportuara, Policia e Kosovës, sipas Hoxhës, ka arritur që të parandalojë dhe identifikojë një numër të kryesve të këtyre veprave penale.
Gjithashtu, ka pasur edhe raste të arrestimit të tyre në flagrancë apo në tentativë.
Policia e Kosovës thuhet të ketë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke përfshirë edhe sjelljen e kryesve të këtyre akteve të vjedhjes para organeve të drejtësisë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026










