Kosova
Vjen lajm nga BE-ja rreth liberalizimit të vizave për Kosovën
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor u shpreh se pas formimit të qeverisë në shkurt të këtij viti ekziston një mundësi për të bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Varhelyi mes tjerash tha se Komisioni qëndron pas vlerësimit të bërë në korrik të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, njofton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt 2021 rezultuan në formimin e një qeverie të re që gëzon një shumicë të qartë parlamentare. Ekziston një mundësi për të bërë përparim në çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Komisioni qëndron në vlerësimin e tij të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave”.
Mes tjerash, Varhelyi tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e rajonit.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet qendror për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e gjithë rajonit. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt objektivit të përfundimit të një marrëveshjeje të normalizimit gjithëpërfshirës të detyrueshëm ligjërisht. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin duhet të shmangen”, deklaroi Varhelyi.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











