Kosova
Vjenë, kryeministri Kurti sot takohet me kancelarin Nehammer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitoj Austrinë.
Raportohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta vizitojë Vjenën, ku do të pritet me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer, trasmeton albinfo.at.
Vlen të theksohet se Kurti do të ketë një takim me dyer të mbyllura me kancelarin e Austrisë, pastaj në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryeministri Kurti dhe kancelari austriak pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.
Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik, ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të mbajë edhe dy ligjërata, njëra do të jetë në Institutin për Politikën Evropiane të Sigurisë si dhe një tjetër në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Kujtojmë se Austria është një nga shtetet më përkrahëse ndaj Kosovës në të gjitha proceset e saj. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në











