Kosova
Vjosa Osmani: “Gratë në udhëheqje, gratë në qeverisje, po, ne mundemi”
Për herë të parë në histori të Kosovës shtatë gra do të udhëheqin me dikastere të ndryshme
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Facebook, Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në rrjetin social një fotografi, ku shihen gratë më të fuqishme të Qeverisë Kurti që do të udhëheqin me dikastere të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka shkruar në këtë post se “gratë mund të udhëheqin, gratë mund të qeverisin, #YesSHECan“.
Për herë të parë në histori, në Qeverinë e Kosovës, kemi kryeparlamentaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetare të këtij institucioni Arbërie Nagavci si dhe pesë ministri do të udhëhiqen nga gratë.
Kjo është barazia gjinore për herë të parë në Qerverinë e Kosovës. Me 66 vota për dhe 10 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës të hënën e kanë votuar Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti.
Ministre e Drejtësisë – Albulena Haxhiu (LVV)
Ministre e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit -Hykmete Bajrami (LDK)
Ministre e Ekonomisë, Punësimit Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – Rozeta Hajdari (LVV)
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi (LDK)
Ministre e Administrimit të Pushteti Lokal – Emilia Rexhepi (Grupi 6+)

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













