Kosova
Vjosa Osmani me Albin Kurtin te varri i Rugovës: “Nderojmë kujtimin”
"Nderojmë kujtimin e njeriut që diti të ndërtojë urat më të fuqishme të miqësive"
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, transmeton albinfo.ch.
Osmani tha për media se janë aty bashkë me Kurtin për të nderuar kujtimin e njeriut që bëri bashkë shqiptarët rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë dhe njeriut që ndërtoi urat më të fuqishme të miqësive.
“Jemi këtu për ta nderuar kujtimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Njeriu që i bëri bashkë shqiptarët rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë dhe njeriu i cili diti t’i ndërtojë urat më të fuqishme të miqësive me shtetet, të cilat akoma na qëndrojnë pranë. Themelet që ai ndërtoi, rruga që ai ndërtoi, përgjithmonë do të mbesin si udhërrëfyes”, tha Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












