Kosova
Vjosa Osmani takohet me ish-presidentët, “në respektim të memories institucionale”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
Osmani ka thënë se ka ftuar ish-presidentët për të ndërtuar kulturë të re institucionale të respektimit të memories institucionale, e cila sipas saj, është e domosdoshme që shteti të ecën përpara.
“Po ashtu për të ndërtuar një model të ri të konsultimit për çështjet e interesin nacional, që t’i zgjidhim problemet me të cilat përballen qytetarët”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Sejdiu ka qenë pjesë historike e vendimmarrjes.
“Jahjaga krijoi një model të shkëlqyeshëm, duke shtyrë përpara kauza si çështja e viktimave të dhunës seksuale. Dhe, z. Pacolli që ka shërbyer edhe si ministër i Jashtëm, bashkëpunojmë me shtetet veç e veç”, ka thënë ajo.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga e ka përgëzuar Osmanin për vazhdimin e traditës për konsultim me ish-presidentët.
“Jeni zgjidhja e duhur në momentin e duhur, ka shumë punë për t’u bërë, por do të na kesh afër në çdo proces. Ne si gra kemi shumëçka të diskutojmë, kemi parë raportimet e fundit që ende po ballafaqohemi me paragjykimet e shoqërisë tonë që kam menduar se do te kalojnë në fazën time, por ende po vazhdojnë”, ka thënë ajo.
Ndërkaq Pacolli ka thënë se është i lumtur që Kosova ka përfaqësim dinjitar, duke premtuar se do t’i qëndrojnë afër Osmanit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












