Kosova
Vjosa Osmani zyrtarizon nismën e saj për zgjedhje
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.
E tash kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime Qeverinë Hoti dhe kur jemi në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve, Osmani vendosi të bëjë publik sloganin e iniciativës së saj e që është “Guxo”.
Ajo ka shkruar në Facebook:
“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.
Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO!
Guximi për sot është ndryshimi për nesër!“
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë












