Lajme
Vlera e kompanisë Apple tejkalon 3 trilionë dollarë
Vlera e kompanisë Apple në treg tejkaloi 3 trilionë dollarë, një rritje e nxitur nga aksionet e saj që arritën një nivel të lartë rekord.
Çmimi i aksioneve të kompanisë globale të teknologjisë me bazë në SHBA u rrit, duke arritur kulmin prej 192,60 dollarë për aksion.
Kapitalizimi i tregut të kompanisë arriti në 3,03 trilionë dollarë, një nivel i lartë historik. Arritja vjen pavarësisht se Apple përjetoi një rënie në shitjet totale për të dytin tremujor radhazi, sipas rezultateve të fundit financiare të publikuara muajin e kaluar.
Shitjet neto ranë për 2,6 për qind në 94,8 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit. Shifra është në rënie nga pothuajse 97,3 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aksionet e kompanisë Apple kanë qenë në rritje javët e fundit pasi më 5 qershor u prezantuan kufjet e reja Vision Pro, për të cilat kompania i cilëson si “kufje kompjuterike hapësinore” dhe “kufje me realitet të përzier” që mundëson që përmbajtja digjitale të “përzihet pa probleme” me hapësirën fizike të përdoruesve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











