Lajme
Vlerat ushqyese të luleshtrydheve
Një filxhan me luleshtrydhe të prera në feta përmban vetëm 46 kalori kundrejt vlerave të larta ushqimore, përcjell albinfo.ch.
Nga kjo sasi luleshtrydhesh ne përftojmë 85 mg vitaminë C, 23 mg Kalcium, 19 mg Magnez, 35 mg Fosfor, 220 mg Potasium, 10 mcg Beta-karotinë dhe shumë Vitaminë B.
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.
Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm tek luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrën e kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj kancerit si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatës dhe kavitetit të gojës.
Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik. Acidi elagjik është përbërësi kryesor i elagjitaninëve, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.
Reçeli i luleshtrydheve mbetet antioksidant. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.
Këshilla praktike
Kërkoni luleshtrydhet me ngjyrë të kuqe të shndritshme. Luleshtrydhet janë më të mira kur sapo janë vjelë dhe humbasin një pjesë të mirë të shijes gjatë kohës së transportit.
Luleshtrydhet nuk mund të mbahen më shumë se 2 – 3 ditë në frigorifer. Është mirë të mos ngjeshën me njëra-tjetrën dhe të lahen përpara se të hahen. Luleshtrydhet nuk duhet të mbahen në ambalazh hermetik, sepse ato duhet të marrin ajër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










