Vlerësohen shoqatat shqiptare në Britani

Shoqatat shqiptare janë vlerësuar për punën që kanë bërë në ruajtjen e vlerave kombëtare, në radhët e komunitetit shqiptar në Londër

Shoqata “Nene Tereza”, e krijuar përpara disa vjetësh ka sot rreth 2 mijë anëtarë dhe vullnetarë, që angazhohen në ruajtjen e traditave gjuhësore dhe kulturore, sidomos tek fëmijët shqiptare në emigracion, kryesisht përmes aktiviteteve jashtëshkollore.

Medalja e dhënë nga Qendra e Resurseve Kombëtare për Arsimin Suplementar, përbën një arritje historike jo vetëm për këtë shoqatë, por për tërë komunitetin shqiptar ne Britani, thotë kryetari i saj, gazetari Esat Brace, transmeton TCH.

Ndërkohë kryetari i shoqatës “Ardhmëria”, Lutfi Vata, shoqata e të cilit ka marre disa medalje mirënjohje për kontributin e saj, dhe është ndër më të vjetrat në kryeqytetin britanik, falënderon në veçanti të gjithë stafin pedagogjik të shoqatës “Ardhmëria” për punën e tyre te palodhur për mësimin sa me mirë të gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptare”.

Po aq i vyer për komunitetin shqiptar është edhe programi “Shpresa”, përfaqësues te të cilit janë ftuar dy here ne zyrën e kryeministrit Blair.

Këto medalje të dhëna janë një dhuratë që këto shoqata shqiptare në Britani vendosin në kraharorin e tyre në vitin e 100-vjetorit te pavarësisë, si shenjë e mirënjohjes zyrtare nga shteti britanik për kontributit të tyre në të mirë të brezit të ri të komunitetit shqiptar në Britani.