Lajme
Vllasi: Opozita po i bën argat Rusisë
Analisti politik, Azem Vllasi, e konsideron gabim të madh mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me shtetin fqinj. Ai thotë se opozita me këtë qëndrim po i bënë argat Rusisë dhe Serbisë
Subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë duke vepruar pro politikave serbe dhe ruse, sa i përket çështjes së vijës kufitare me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar analisti politik, Azem Vllasi, i cili e konsideron si gabim të madh mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me shtetin fqinj.
Vllasi më tutje ka folur edhe për bojkotimin që Lista Serbe gjatë seancës së djeshme për demarkacionin. Ai thotë se partia të cilën e udhëheq Slavko Simiq ka vetëm një detyrë; ta keqësoj situatën sa më shumë Kosovën.
“Listës “Srpksa” i konvenon me mbet çështja e kufirit me Mal të Zi si çështje e hapur sepse serbët së bashku me Rusinë janë duke bërë çmos me qit në ‘dy gunj’ Malin e Zi. Aty tani ka fërkime të brendshme edhe për këtë çështje të demarkacionit. Opozita pro-serbe, pro-ruse, po e shfrytëzon këtë çështje ashtu që opozita jonë është duke ia bërë një argatë të mirë Serbisë dhe Rusisë eventualisht me mujt Malin e Zi me qit në dy guje dhe me pengu rrugën në NATO”, ka thënë ai për IO.
Në Mal të Zi me 16 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa, sipas Vllasit, forcat pro-ruse e serbe janë të interesuar që ta rrëzojnë Gjukanoviqin nga pushteti. Vllasi e konsideron këtë si një rrezik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Atëherë, ne, përpos Serbisë që e kemi në kufi si armik, do ta fitojmë edhe një kundërshtar që do të jetë aleat i Serbisë. Kështu skena jonë e brendshme politike kujdeset për interesat shtetërore”, shprehet ai.
Megjithatë, Vllasi thotë se pas dështimit të djeshëm të largimit nga pika e rendit të ditës, Qeveria Mustafa në kushte normale ishte dashur të jepte dorëheqje dhe vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











