Kosova
Vlora Çitaku: Zgjedhjet më së largu javën e parë të korrikut, koalicioni me LVV – vështirë i mundshëm
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet në muajin maj në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhje të parakohshme më së largu deri në javën e parë të korrikut.
Tutje ajo ka deklaruar se në bazë të qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë të vështirë të lidhin koalicion pas zgjedhor ndërsa për KP u shpreh se zgjedhjet e parakohshme kanë kuptim të mbahen deri në 50 ditët e ardhshme, pasi nëse shkohet nga vjeshta e tutje do të hyhet në cikël normal zgjedhor, transmeton albinfo.ch.
“Qe nga korriku i vitit të kaluar PDK-ja në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka marrë të mos votojë asnjë nismë ligjore të Qeverisë dhe ka kërkuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje. Sigurisht, modeli jonë i preferuar ka qenë dorëheqja apo shkarkimi, mirëpo meqenëse votat na mungojnë për një procedurë të tillë, ne jemi në opsionin të dytë për shpërndarjen e Kuvendit. Ne nuk e kemi monopolin për këtë proces, por ne duam të bashkëpunojmë me parti të tjera opozitare. Mënyra e vetme për t’i dhënë Kosovës një alternativë të re është duke shkuar në zgjedhje dhe duke i fituar ato. Ne nuk kemi shtiza për kolegët tanë në opozitë, ne duam që bashkërisht të kemi një mocion përmes së cilit bëhet shpërndarja e Kuvendit. Kjo ka kuptim të bëhet deri në fund të qershorit, eventualisht java e parë e korrikut. Pastaj zgjedhjet e parakohshme s’kanë asnjë lloj logjike, pasi nga vjeshta e tutje hynë në cikël normal zgjedhor”, ka thënë ajo.
Ajo ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të njëanshme në Kuvend, por do të ketë koordinim me partitë opozitare në mënyrë që mocioni eventual i mos besimit ndaj Qeverisë Kurti të rezultojë i suksesshëm.
“Ne nuk do të bëjmë veprime të njëanshme. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë me kolegët tanë në opozitë dhe shpresojmë të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të kemi një mocion, i cili do të ishte i suksesshëm. Ne nuk jemi në këtë përpjekje për bajraktarizëm. Ne nuk e kemi bërë tërë këtë përpjekje tash e një vit as për të bërë një fjalim të zjarrtë në Kuvend dhe për të rezultuar me një mocion që dështon. Ne duam që mocioni të jetë i suksesshëm dhe do të bëjmë përpjekje dhe do të vazhdojmë komunikimin me kolegët tanë opozitarë”, thotë ajo.
Sa i përket koalicioneve pas zgjedhore, Çitaku thotë se është ende herët që ato të diskutohen, por në bazë të qeverisjes aktuale e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me partinë në pushtet.
“Për koalicione flet kandidati ynë për kryeministër Bedri Hamza pas zgjedhjeve. Nuk është koha të flasim për koalicione. Megjithatë, është e qartë se ne duam t’i japim vendit një qeverisje tjetër. Një qeveri që ofron stabilitet, parashikueshmëri, zhvillim, që e ka në qendër qytetarin e Kosovës dhe përmirësimin e jetës së kualitetit të tij, një qeveri që rikthen urat e bashkëpunimit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kam drojën se këtë lloj agjende e kemi vështirë të përmbushim me Lëvizjen Vetëvendosje si partner”, deklaron ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













