Lajme
Vlorë, hapen 22 qendra shëndetësore për turistë
Kryeministri Edi Rama promovoi në Vlorë hapjen e 22 qendrave të reja shëndetësore që do të funksionojnë 24 orë dhe do të jenë në funksion të turistëve gjatë verës
Nga java e ardhshme në qarkun e Vlorës do të hapen 22 qendra të reja shëndetësore që do të funksionojnë 24 orë dhe do të jenë në funksion të turistëve. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas qëndrimit në Vlorë ku inauguroi shërbimin e urgjencës për sezonin e ri turistik.
“Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore”, deklaroi Rama, sipas të cilit, qendrat mjekësore do të jenë pranë plazheve dhe në alpe.
“Të gjithë do të mund të marrin ndihmën mjekësore menjëherë, pa u penguar nga trafiku apo nga largësia e vendit të aksidentit për në spitalin e Vlorës. Kjo është mbështetje edhe për pronarët e hoteleve, pasi kështu sigurojnë klientët për shërbim mjekësor 24 orë, në 7 ditë të javës”, theksoi kryeministri shqiptar.
Për funksionalzimin e këtyre qendrave janë destinuar 200 mijë dollarë, ndërsa qendra të përkohshme, janë furnizuar plotësisht me materiale mjekësore.
Ndërkaq, përveç shëndetësisë, Rama sot në jug të vendit deklaroi se gjatë verës do të hapet për publikun edhe Parku Arkeologjik i Orikumit.
Deri një vit më parë, Parku ishte lënë jashtë itinerarit turistik të vendit, për shkak të gjendjes së rrënuar, monumenteve të mbuluara nga ferrat, mungesës së udhërrëfyesit dhe çdo tabele informuese.
Pas një projekti rehabilitues të Ministrisë së Kulturës, tashmë ky Park, siç raportuan mediet shqiptare, që gjendet brenda bazës së Pashalimanit, është rikthyer në një destinacion atraktiv i turizmit elitar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












