Lajme
VMRO: kurrë nuk e pranojmë dygjuhësinë
“Nuk duam të pranojmë asnjë ide rreth dygjuhësisë, për ridefinim të Maqedonisë, asnjë kalkulim me emrin kushtetues”, tha Ilija Dimovski, anëtari i Komitetit të VMRO-DPMNE-së
Derisa partia më e madhe e opozitës maqedonase, Lidhja Social Demokratike (LSDM) ka premtuar se me fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 11 dhjetorit, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, partia tjetër që ka qenë në pushtet dhe që është dëshmuar për krim dhe korrupsion, VMRO DPMNE thotë e dygjuhësia nuk do të vij as në shprehje.
Anëtari i Komitetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha në Kuçani se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje në të cilat do të luftojmë për të ruajtur Republikën e Maqedonisë, “ashtu siç na e kanë lënë brezat tanë që luftuan dhe vdiqën për të”.
“Rendi kushtetues i Republikës së Maqedonisë, është ashtu siç është shumica e maqedonasve. Duam të dërgojmë mesazh të qartë, se nuk duam të pranojmë asnjë ide rreth dygjuhësisë, për ridefinim të Maqedonisë, asnjë kalkulim me emrin kushtetues të Republikës dhe të identitetit kombëtar, me gjuhën dhe me atë që jemi, maqedonas”, tha Dimovski, citon TV shenja.
Së bashku me anëtarët e tjerë të partisë, ai ka pasur takime me qytetarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së në njësinë e tretë zgjedhore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











