Lajme
Vokrri optimist për pranim në UEFA
Një dit para se të mbahet Kongresi i UEFA-s në Budapest, kryetari u Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin është optimist për pranim. Edhe presidenti Thaçi është optimist..
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri shprehet shumë optimist se nesër, me 3 Maj, Kongresi i UEFA-s në Budapest do ta pranoj Kosovën si pjesë të saj, duke thyer heshtjen 25 vjeçare dhe duke realizuar ëndrrën kosovare për të luajtur në futbollin ndërkombëtar.
Këtë optimizëm ish legjenda e futbollit kosovar e shprehu gjatë një takimi që zhvilloi me presidenti e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit i uroi fat Vokrrit në prag të Kongresit të nesërm të UEFA-s, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, falënderoi presidentin Thaçi për mbështetjen e vazhdueshme dhënë FFK-së, e posaçërisht në vigjilje të udhëtimit të krerëve të FFK-së në Budapest, ku Kosova pret të anëtarësohet në UEFA.
“Ne shpresojmë se do ta kemi shumicën në këtë kongres dhe të hapim shtigje të reja për të rinjtë dhe të rejat tona, meqë kemi edhe futbollin e femrave”, tha Vokrri, i cili theksoi edhe vështirësitë ligjore që FFK i ka hasur deri në shtatorin e vitit të kaluar në Malta, ku u mor vendimi që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UEFA të dërgohet në votim në kongres.
Vokrri falënderoi institucionet relevante të Kosovës për hapat e menjëhershëm që janë ndërmarrë në rregullimin e stadiumit të Mitrovicës, i cili, sipas tij, është më së afërmi që t’i plotësojë kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Presidenti Thaçi e përgëzoi Federatën e Futbollit të Kosovës për punën e shkëlqyer në angazhimin madhor për integrimin e sportit në arenën ndërkombëtare.
“Falë përkushtimit tuaj, të stafit dhe ekspertëve tuaj, si dhe përpjekjeve tuaja maksimale, fituam të drejtën nga UEFA që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet e tjera”, u shpreh presidenti Thaçi, i cili shtoi se me këtë u dëshmua se Kosova po i plotëson gradualisht kriteret, standardet e nevojshme për pjesëmarrje në ligat evropiane, por edhe në garat botërore të futbollit.
I pari i vendit tha se Kosova është një ambient me talent të bollshëm dhe të jashtëzakonshëm të nivelit të futbollit evropian, por edhe tha se Republika e Kosovës do të investojë edhe më tepër në infrastrukturë.
“Ajo që është më me rëndësi është se dëshiroj të ju falënderoj shumë tani kur jemi në prag të mbajtjes së Kongresit të UEFA-s nesër në Budapest. Ju do të jeni aty me mesazhin më optimist dhe kuptimplotë dhe me besimin e fuqishëm e bindjen e plotë se do të fitohet shumica e mjaftueshme për mbështetjen e FFK-së që të jetë pjesë e UEFA dhe, menjëherë pas kësaj, edhe e FIFA”, theksoi Thaçi.
Presidenti kosovar tha se anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA do të jetë një sukses i madh dhe emblematik për futbollin dhe sportin e Kosovës, për shtetndërtimin dhe për fuqizimin e subjektivitetit të shtetit kosovar në botë, duke shtuar se të rinjtë kosovarë, pas një izolimi 25-vjeçar, do t’i tregojnë vlerat e tyre duke i mbrojtur ngjyrat e Kosovës, si në nivel të klubeve, ashtu edhe në përfaqësuese.
Presidenti Thaçi theksoi se angazhimet e Kosovës për anëtarësim në UEFA dhe procesi i liberalizimit të vizave po përkojnë përafërsisht në të njëjtën kohë, duke e quajtur si një koincidencë pozitive për vendin tonë.
Nesër në Budapest UEFA voton për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas një ndryshimi që ka bërë UEFA, për pranimin e Kosovës duhet të votojnë me shumë se gjysma e shteteve evropiane. Serbia ka deklaruar angazhim kundër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












