Fotolajmi
Volkswagen do të paguajë 14.7 miliardë dollarë dëme për amerikanët
Kompania gjermane Volkswagen ka arritur një marrëveshje për të paguar 14.7 miliardë dollarë dëme për pronarët amerikan, pas pranimit për mashtrimin disa vjeçar me emetimin e gazrave në veturat me naftë të shitura në SHBA.
Sipas një burimi të njohur me rastin, çdo pronar do të marrë rreth 10.000 mijë dollarë si kompenzim. 10 miliardë dollarë janë dedikuar për të riparuar ose për blerjen e rreth 475 mijë veturave, si dhe për kompensimin shtesë në mes 5.000 dhe 10.000 dollarë për çdo pronar.
Marrëveshja parashikon pagesën e 2.7 miliardë dollarë në fonde për mbrojtjen e mjedisit dhe dy miliardë për studime kërkimore të teknologjisë së gjelbër.
Për marrëveshjen në fjalë duhet të shpallet vendimi zyrtar, dhe para se marrëveshja duhet të miratohet nga një gjyqtar. Pronarët mund të refuzojnë ofertën e Volkswagen dhe ta padisin kompaninë.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua Policia kantonale e Cyrihut sekuestroi 24,000 bimë - U gjetën armë dhe para, u arrestuan tre... -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë













