Lajme
Volkswageni paralajmëron modelin e ri, me të cilin do të vendosë standarde të reja
Volkswageni paralajmëron modelin e ri, me të cilin do të vendosë standarde të reja.
Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka publikuar një skicë, me të cilën paralajmëron projektin e ri të quajtur “Trinity”. Sipas këtij prodhuesi, “Trinity” do të jetë modeli i ardhshëm më i madh elektrik, i cili do të vendosë standarde të reja në lidhje me gamën, shpejtësinë e mbushjes së baterive si dhe me softuer.
Bazuar në skicën, duket se “Trinity” do të vijë në formë “Fastback”, ngjashëm me konceptin I.D. Vizzion që është prezantuar para disa vjetësh.
“Volkswagen Trinity Project” pritet të prodhohet gjatë vitit 2026 në fabrikën Wolfsburg, në Gjermani, me sistemin e ri autonom të vozitjes në nivelin dy (jo me këto që tashmë janë në treg). Po ashtu, teknikisht, do të jetë i gatshëm edhe për nivelin katër, i cili do të aktivizohet më vonë, shkruan autoexpress.
“Trinity Project” do të jetë në krye të gamës së veturave tërësisht elektrike në Volkswagen, si dhe do të vijë me arkitekturën e re dhe se do të përdorë sistemin më të ri elektrik të tërheqjes, teknologjinë më të re të baterive si dhe softuer më modern. Njëri nga prioritetet është se modeli i ri do të ofrojë autonominë goxha të gjatë me vetëm një mbushje të baterisë.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













