Lajme
Volley Schönenwerd, kampion i Zvicrës, pjesë e rëndësishme edhe dy shqiptarë
Volley Schönenwerd është shpallur për herë të parë kampion i Zvicrës
Volley Schönenwerd është shpallur kampion i Zvicrës për herë të parë, shkruan albinfo.ch.
Volley Schönenwerd humbi 2:0 në fillimin e serisë së finales më të mirë nga pesë kundër Volley Amriswil.
Por Solothurn u kundërpërgjigj në një mënyrë mbresëlënëse, fitoi tri ndeshjet e fundit në Betoncoupe Arena në Schönenwerd, me rezultat 3:0 (25:22, 25:20, 25:23) dhe me të titulli i parë kampion për Volley Schönenwerd në historinë e skuadrës.
Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zviceran, aktiv qysh nga viti 1980.
Merita për këtë ka edhe trajneri i mirënjohur shqiptar dhe drejtor sportiv në klubin zviceran, Bujar Dervishaj, si dhe ndihmëstrajneri Adriatik Kajtazi, të cilët kanë bërë një punë të madhe në klubin zviceran, që në fund u kurorëzua me titullin e kampionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike















