Kosova
Von Cramon: Kosova dhe Serbia ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit
Raportuesja Von Cramon bën thirrje: Kosova e Serbia ta pranojnë propozimin franko-gjerman
Së fundmi, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit, sepse “është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”. Në një deklaratë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”.
“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja, duke iu përgjigjur pyetjes se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit 2024. Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më së largu nga BE-ja që nga viti 2000”. “Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes tjerash Viola von Cramon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










