Ukraina
Von der Leyen: Në qershor, opinioni i KE-së për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.
“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.
Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”.
Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus
Zelensky më 18 prill u dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE dhe tani ky dokument po shqyrtohet.
Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian.
Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.
Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces./REL
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur 20 Minuten i dha lamtumirën versionit të saj të shtypur sot me një botim special. Gazeta... -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike










