Kosova
Von der Leyen për anëtarësimin e Kosovës në BE: Themelojeni Asociacionin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është pengesa kryesore në aspiratën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Është me rëndësi për Kosovën që po ashtu ka qëllim të qartë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Se ne po ashtu jemi shumë të qartë se çfarë presim nga Kosova dhe çfarë ai vend mund të realizojë. Kur isha në rajon ne diskutuam implementimin e draftit të statutit që Kosova mori për asociacionin. Ky implementim do të ishte hap i madh për Kosovën dhe është në interes të Kosovës. Unë po ashtu mendoj se, nëse shikojmë Kosovën dhe Serbinë, është me rëndësi për ne që secili vend ka rast unik për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian. E jo të lidhen shumë së bashku sepse incentivat janë shumë më pozitive kur bëjmë pyetje se cili është kontributi juaj për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian, cilat janë aktivitetet tuaja, dhe ne e vlerësojmë kontributin e secilit vend për rrugën drejt BE-së“, tha Von der Leyen.
Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se kur Këshilli të japë mandatin, Komisioni është i gatshëm të nisë punën në opinionin për statusin e kandidatit për Kosovën.
“Mendoj se është me rëndësi të shohim se po, ka një aplikim të Kosovës për anëtarësim në BE që është dorëzuar. Ai është në Këshill. Këshilli nuk ka kërkuar opinionin. Ne jemi të gatshëm të paraqesim opinionin. Nuk më takon mua të interpretoj pozicionin e Këshillit dhe të vendeve anëtare. Por, ndjenja jonë është, siç e themi edhe në raport, se për Kosovën rrugëtimi evropian shkon përmes dialogut të suksesshëm. Ata duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të bërë dialogun të suksesshëm”, ka thënë Varhelyi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












