Lajme
Votat e diasporës i fiton Vetëvendosje, 71 për qind
Nga votat e numëruara të diasporës, në zgjedhjet e 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje(VV), ka rezultuar të jetë partia më e votuar
Edhe pse diaspora ka vite që anashkalohet nga institucionet kosovare sa i përket vendimmarrjes, prapë ata pak votues sa kanë votuar nëpërmes postës, janë përcaktuar për Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit e cila është radhitur e dyta në nivel vendi, ka fituar mbi 70 për qind të votave nga diaspora.
Nga 3841 vota, Vetëvendosje ka fituar 2730 vota, e përkthyer në përqindje, që i bien 71 për qind. Derisa koalicioni LDK – AKR – Alternativa (LAA), ka marrë 601 vota, respektivisht 16 për qind, dhe në fund ka mbetur koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), ka fituar 510 vota, që nënkupton 13 për qind të votave.
Për këto vota, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka falënderuar mërgimtarët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij subjekti politik, duke i uruar ata për fitoren e Vetëvendosjes. Madje ai në rrjetin social facebook, ai thotë se diaspora është më meritorja që LVV ka dyfishuar numrin e votave në zgjedhjet e djeshme, duke u renditur subjekti i dytë politik më i votuar në Kosovë.
“Dua t’i falënderoj posaçërisht ata që janë më meritorët për këtë përmbysje të madhe të rezultatit. Ata që asnjëherë nuk hezituan ta ndihmojnë vendin. Ata që e ndihmuan luftën. Ata që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë ekonominë tonë. Faleminderit nga zemra të dashur mërgimtarë!”, ka shkruar menjëherë pas zgjedhjeve, Dardan Molliqaj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











