Kuriozitete
Voziti 417 km/h në Gjermani, milioneri çek rrezikon dënim me burg
Çeku mund të përballet me një dënim prej dy vjet burgim ose një gjobë të konsiderueshme parash nëse shpallet fajtor.
Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj një milioneri çek, i cili dyshohet se ka vozitur përgjatë një autostrade me shpejtësi deri në 417 km/h.
Radim Passer akuzohet se ka mbajtur një garë të paligjshme motorike në autostradën A2 midis Berlinit dhe Hannoverit në korrik të vitit 2021.
Shoferi i automjetit “Bugatti Chiron” kishte regjistruar incidentin dhe kishte postuar një video në YouTube në fillim të këtij viti, duke marrë kritika të gjera në Gjermani, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Milioneri 58-vjeçar ka vozitur “me shpejtësi të papërshtatshme, duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe në mënyrë të pakujdesshme, për të arritur shpejtësinë maksimale të mundshme”, thanë prokurorët.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










