Shkurt.ch
Vrapimi i rregullt zgjat jetën për tre vjet
Kush vrapon me shpejtësinë më të vogël se 10 kilometra në orë pëmirëson shëndetin e tij njësoj sikur ai që vrapon me shpejtësi të madhe
Vrapimi i shpejtë, i përditshëm prej 5 deri në 10 minuta në ditë është po aq i shëndetshëm sa edhe vrapimi intensiv prej tri orësh në javë. Këtë e ka treguar një studim i gjerë, i realizuar me 55 mijë persona të rritur në Teksas të SHBA-së.
Studimi i publikuar në „Journal oft he American College of Cardiology“ ka konstatuar se vrapimi i rregullt në distanca të shkurta ose të gjata e zgjat jetën për mesatarisht tre vjet në krahasim me njerezit që nuk vrapojnë fare.
Sipas studimit, jo vetëm distanca por edhe tempoja e vrapimit ka rëndësi të madhe. Kush vrapon me shpejtësinë më të vogël se 10 kilometra në orë pëmirëson shëndetin e tij njësoj sikur ai që vrapon me shpejtësi të madhe. Vrapimi përmirëson sidomos parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Studiuesit nga universiteti Iowa, të cilët kanë bërë vlerësimin e të dhënave të studimit të realizuar në Teksas kanë thënë se nuk duhet vënë objektiva shumë ambicioze për lëvizjet trupore. Kush nuk dëshiron të vrapojë por më e dëshirë ecë, mund ta përmirësojë shëndetin e tij edhe duke ecur. Por në atë rast, ai duhet të ecë nga 15 minuta me tempo të shpejtë për të arritur atë që të tjerët me vrapim e arrijnë për 5 minuta.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













