Lajme
Vrasësi i policit, ekzekutohet pas 12 orë operacioni
forcat speciale të Policisë së Shqipërisë (RENEA) kanë vrarë Ruzhdi Arishten, autorin e vrasjes së komandantit të Njësisë Speciale të Policisë së Shkodrës, Simon Gjetën 49 vjeç
Pas një operacioni 12 orësh, dhe shkëmbimit të zjarrit, forcat speciale të Policisë së Shqipërisë (RENEA) kanë vrarë Ruzhdi Arishten, autorin e vrasjes së komandantit të Njësisë Speciale të Policisë së Shkodrës, Simon Gjetën 49 vjeç. Arishta u vra në shtëpinë e tij, pasi refuzoi të dorëzohet.
Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar. Pas bisedimeve dhe mosdorëzimit në një aksion që aksioni zgjati rreth 12 orë, policia arrita ta vret Arushtren 52 vjeç.
Forcat RENEA, të cilët fillimisht tentuan negociatat me agresorin për ta bindur të dorëzohej, duke shfrytëzuar në këtë mes edhe familjarët e tij, por ai nuk ka pranuar, madje është përgjigjur me armë zjarri ndaj efektivëve.
RENEA, nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe tymuese, por edhe me armë zjarri.
Në operacionin policor për neutralizimin e vrasësit të Gjetës në Shkodër u angazhuan 250 forca policore, 15 automjete ndër të cilat 5 të blinduara, qen gjurmues, mburoja kolektive antiplumb dhe kamera me fibër optike.
Ndryshe, incidenti që përfundoi me dy të vrarë dhe një të plagosur, kishte nisur nga një konflikt banal mes dy komshinjve, Ruzhdi Arishta (tashmë i vrarë) dhe Besmir Sherbela (i plagosur), për një gardh. I pari qëlloi ndaj fqinjit të tij, ndërsa pas ndërhyrjes së Forcave Speciale, Arishta që ddyhohet se kishte edhe të meta mendore, kishte qëlluar me kallash në kokë policin Gjeta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












