Shkurt.ch
Vrasësi i trefishtë, rast psikiatrik
Gjatë shkëmbimit të të shtënave me policët specialë, vrasësi ka pësuar plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në spital.
Pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur në mbrëmjen e 2 janarit në Daillon të Valisit opinionit i ofrohet informacione të reja në lidhje me vrasësin.
33 vjeçari nga po ky fshat ka qenë prej vitesh në trajtim psikiatrik dhe për këtë arsye qysh në vitin 2005 i janë marrë armët që i mbante si ushtar rezervist. Ndërkaq, mbetet e paqartë se prej nga i ka siguruar ai armët me të cilat ka kryer vrasjet, një karabinë ushtarake dhe një pushkë gjuetie.
Në një konferncë për medie që kanë mbajtur krerët e policisë kantonale të Balisit është thënë po ashtu se gjatë shkëmbimit të të shtënave me policët specialë, vrasësi ka pësuar plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në spital.
Ai kishte shtënë nga banesa e vet mbi një numër personash që gjendeshin në rrugën përballë. Pastaj ka dalë nga banesa dhe ka kërcënuar policët e mbledhur në vendin e ngjarjes.
Të gjithë të vrarët, (tri gra) dhe të plagosurit, dy burra kanë qenë të njohur të tij.
Vrasësi ka qenë i njohur edhe si konsumues i drogës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













