E-Diaspora
Vrasja në Frauenfeld: Dyshohet se nipi vrau gjyshen nga Maqedonia
I dyshuari për vrasjen në Frauenfeld është një adhurues i flaktë i armëve: Në mësimin e tij të praktikës, disa ditë më parë ai ishte shfaqur me një pistoletë.
Në profilin e tij në Facebook, ai gjithashtu kishte postuar fotografi të pushkës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe ate nga nipi i saj.
Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili gjithashtu ka nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen.
Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurishë dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e püaqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, apo ndoshta edhe ka regjistruar momentin e krimit. Telefoni celular do të hulumtohet me forenzikë.
Sipas disa deklaratave, i riu kishte kohë që kishte pasur probleme psikike. Thuhet se këto u bënë të dukshme rreth një muaj më parë. “Ai ishte pranuar në një klinikë në Frauenfeld, por më pas është liruar”.
Fatmir T. ka pasur probleme të drogës. Përveç kësaj, policia kishte ardhur shpeshë në këtë familje: “Rreth katër javë më parë policia dhe një ambulancë kanë qenë këtu. Dikush nga familja ishte dërguar në spital “, thotë një i ri.
Ishte një “operacion mjekësor”, siç thotë Matthias Graf, zëdhënës i policisë kantonale në Thurgau. Intervenimi nuk ka qenë për shkak të përdorimit të drogës, informon më tej Albinfo.ch.
Fatmir T. gjithashtu shkaktoi një tollovi në vendin e tij të praktikës. Elektricisti i ardhshëm, nga fundi i javës së kaluar kishte marrë një armë në vendin e tij të praktikës në Aadorf. Me këtë rast, ishte alarmuar edhe Policia Kantonale e Thurgaut.
Zëdhënësi i policisë Matthias Graf, ka deklaruar se bëhej fjalë për një pistoletë të rreme dhe ajo i është konfiskuar. “Nuk kishte asnjë kërcënim, kështu që nuk kishte asnjë arsye për paraburgim”, thotë më tej Graf. Fatmir T. ishte një adhurues i flaktë i armëve të zjarrit: në profilin e tij në Facebook, ai postoi fotografi me një pushkë.
Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon Albinfo.ch.
Sipas Policisë Kantonale të Thurgaut, Fatmir T. është intervistuar gjatë pasdites të së mërkurës. Trupi i viktimës është në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi në St. Gallen.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










