Kosova
Vrasja në Gjakovë: Eksplozivi ishte vendosur në derën e oborrit të viktimës
Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes që ka ndodhur sot në mëngjes në Smolicë të Gjakovës.
Sipas prokurorit Armend Zenelaj, viktima H. Ahmeti (1957), është vrarë pas aktivizimit të një eksplozivi të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.
Në një prononcim për Kallxo.com, prokurori Zenelaj tha se lidhur me këtë rast, që ka ndodhur rreth orës 8:00, nuk ka të dyshuar, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.
Sipas prokurorit Armend Zenelaj, me urdhër të kryeprokurorit Selimaj trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Prishtinë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën
















