Shkurt.ch
Vret ish gruan, partnerin e saj dhe veten
Merret vesh se të vrarët janë një portugeze dhe i dashuri i saj ndërsa vrasës ish bashkëshorti, po ashtu portugez, i cili në fund ka vrarë edhe veten
Mediet lokale marrin vesh se të vrarët janë një portugeze dhe i dashuri i saj ndërsa vrasës ish bashkëshorti, po ashtu portugez, i cili në fund ka vrarë edhe veten. Ky i fundit kishte pasur për qëllim të vriste edhe tre fëmijët e përbashkët me ish bashkëshorten, por vajza kishte arritur ta mbyllte me kohë derën e hrjes së banesës dhe kështu të shpëtonte nga vrasja.
—
Në parkingun afër Stacionit Hekurudhor të fshatit Wilderswil të Kantonit të Bernës policia ka gjetur truat e tre personave të vdekur që nuk ka mundur t`i identifikojë.
Deri më tash policia e kantonit të Bernës nuk ka ofruar kurrfarë të dhënash, as lidhur me atë si ka ndodhur rasti dhe as për të vdekur ose të plagosur të tjerë eventualë, shkruan srf.ch.
E gjithë ajo që thonë mediet e ndryshme zvicerane është se vekjes së tre personave i ka paraprirë një shkëmbim me armë zjarri dhe se dyshohet se bëhet fjalë për delikt për çështje familjare. Merret vesh po ashtu se të vrarët janë dy meshkuj dhe një femër.
Ky rast i rëndë i vdekjes së trefishtë ka tronditur banorët në fshat dhe në regjion. Portale të ndryshme kanë publikuar fotografi ku duken makinat e policisë dhe të ambulancës, të mobilizuara rreth stacionit hekurudhor në Wilderswil.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët Gjykatat kanë mbështetur vendimin e Gjenevës për të ndaluar fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin... -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve












