Shkurt.ch
Vret tre veta dhe plagos dy të tjerë
Të vrara kanë mbetur tri gra: 32, 54 dhe 79 vjeçe. Dëshmitarët thonë se vrasësi është një banor 30 vjeçar i fshatit, i cili gjatë mbrëmjes, kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha
Në fshatin Daillon të kantonit Valis, një person i dehur ka vrarë tre veta dhe ka plagosur dy të tjerë. Të vrara kanë mbetur tri gra: 32, 54 dhe 79 vjeçe. Krimi i rëndë ka ndodhur në mbrëmje, rreth orës 20.50 në një kafene të fshatit, ndërsa ende janë të paqarta motivet.
Policia, vetëm me ndihmën e armëve ka mundur ta nënshtrojë dhe arrestojë vrasësin. Nuk dihet nëse atij i është shkaktuar me këtë rast ndonjë lëndim, ndërsa policët kanë kaluar pa pasoja.
Pas alarmimit nga popullata lokale për të shtënat e dëgjuara në kafene, policia ka dërguar disa patrulla në vendin e ngjarjes, me ç`rast e kanë kapur vrasësin. Tre persona janë gjetur të vdekur ndërsa dy janë transportuar për në spital.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, vrasësi i ka kërcënuar policët, gjë që ka shkaktuar edhe përdorimin e armëve nga këta të dytët.
Prokurorja përgjegjëse ka dalë në vendin e krimit dhe tashmë është nisur hetimi i ngjarjes. Hapësira rreth vendit ku kanë ndodhur vrasjet është rrethuar dhe bllokuar nga policia ndërsa gazetarëve nuk u është lejuar qasja, bën të ditur policia.
Dëshmitarët thonë se vrasësi është një banor 30 vjeçar i fshatit, i cili gjatë mbrëmjes, para kryerjes së krimit kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha.
E-Diaspora
-
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet... -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt










