CH-Ballkani
Vriten dy vëllezër, familja mbetet pa meshkuj
Sipas familjarëve, dyshimi është se vrasja lidhet me motive të hakmarrjes, kurse Policia e Kosovës ka arrestuar deri më tani katër persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kosuriq të Pejës, ku janë vrarë dy vëllezërit Berisha. Trupat e tyre janë gjetur në malet në afërsi të fshatit.
Arsim Berisha ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç.
Mediat vendase bëjnë të ditur se vrasja është kryer me armë zjarri. Trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për autopsi, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera rreth rastit, raporton albinfo.ch.
Sipas familjarëve, dyshimi është se vrasja lidhet me motive të hakmarrjes, kurse Policia e Kosovës ka arrestuar deri më tani katër persona.
Raportohet se së njëjtës familje, 11 vite më parë i ishin vrarë edhe dy djem tjerë, kurse kryefamiljari ishte vrarë në vitet 90’-ta.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












