Maqedonia
Vritet 23 vjeçari nga Shkupi në Siri
Në fillim të vitit 2014, E. Iseni si nëntëmbëdhjetë vjeçar i bashkohet luftës në Siri, si dhjetëra shqiptarë.
Edhe një shqiptar është vrarë gjatë luftës në Siri. E. Iseni nga Shkupi (me origjinë Haraçinë) është konfirmuar i vrarë nga shokët e tij, të cilët ndodhen gjithashtu në Siri, shkruan albinfo.ch.
Në fillim të vitit 2014, E. Iseni si nëntëmbëdhjetë vjeçar i bashkohet luftës në Siri, si dhjetëra shqiptarë tjerë.
Ky nuk është rast i veçuar për trojet shqiptare. Vetëm para pak javësh u shënua një vrasje e një të riu tjetër nga Vushtria, duke e çuar në 75 vdekjen e shqiptarëve nga Kosova në Siri dhe Irak. Gjithashtu DW një në shkrim investigativ tregoi se mbi 100 të rinj shqiptarë nga Shqipëria janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak, prej të cilëve gjysma kanë vdekur ose nuk duan të mbajnë kontakte me vendlindjen.
Shumica e këtyre shqiptarëve priren të shkojnë në zona të rrezikshme nga imamë radikalë duke e quajtur atë një luftë të shenjtë kundër shiave alevi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












