Bota
Vritet në Milano sulmuesi i dyshuar i Berlinit
Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por, në vend të dokumenteve, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar në drejtim të policisë
Tuniziani Ansi Amri , i cili ishte i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit të hënën në tregun e Krishtlindjes në Berlin, është vrarë sot në një shkëmbim zjarri me policinë në qytetin verior italian Milano, njoftojnë burime të sigurisë.
Sipas raportit të policisë italiane, ishte një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit. Në atë kohë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por, në vend të dokumenteve, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar në drejtim të policisë, shkruan të premten Reuters dhe ANSA.
Më pas siç shkruan gazeta austriake “oe24.at”, Amri ka thirrur: “Allahu Akbar” përcjell “albinfo.ch”.
Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por më pas gjithçka u vërtetua se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin. Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, konferencë për shtyp ka mbajtur Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Miniti i cili ka falënderuar policinë italiane për ndalimin e tunizianit si dhe për atë që po e bën policia e vendit të tij në ruajtjen e sigurisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












