Lajme
Vritet në Suedi burri që e kishte djegur Kuranin
Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten, përcjell albinfo.ch.
Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT.
Momika kishte djegur kopje të Kuranit në protesta publike më 2023 kundër Islamit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një gjykatë në Stokholm pritej t’i dënonte Momika-n dhe një burrë tjetër të enjten në një gjykim rreth “shkeljeve të agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar”, por tha se njoftimi i vendimit është shtyrë.
I pandehuri tjetër në rastin e njëjtë gjyqësor shkroi një porosi në rrjetin X të enjten: “Unë jam në radhë.”
Policia suedeze konfirmoi se një burrë u qëllua për vdekje në Sodertalje rreth orës 22:00 të mërkurën, por nuk komentoi më tej.
Mediat suedeze raportuan se Momika ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin “TikTok” në momentin e vrasjes.
Në një video që e ka parë agjencia “Reuters” shihet policia duke marrë një telefon dhe duke ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria e Momika-s në “TikTok”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












