Lajme
Vret vjehrrin dhe plagos kunatin
Të martën në Kumanovë, në “Lagjen e trimave” ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje e rëndë.
Shkak i vrasjes dhe plagosjes kanë qenë raportet e përkeqësuara familjare , shkruan“lajmpress.com”. Merret vesh se autor i vrasjes është dhëndrri, i cili para ca kohe është divorcuar me vajzën e personit tashmë të ndjerë. Sherri ka lindur rreth asaj se me kë duhet të jetojë fëmija i vetëm që kanë pasur.
Dhëndrri, për të cilin thuhet se është kosovar, sot ka ardhur në Kumanovë me qëllim që ta marrë fëmijën me vete në Kosovë, gjë që është kundërshtuar nga nëna e fëmijës. Pas një zënke verbale, dhëndrri ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të vjehrrit dhe kunatit. Me këtë rast vjehrrit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, kurse kunatit lëndime të rënda.
Sipas informative të para është vrarë Riza A. 71 vjeçar kurse lëndime të rënda ka marrë djali i tij 30 vjeçar Adnan A. Si Autor i vrasjes dyshohet shtetasi kosovar Beqir N. i cili ka qenë dhëndër i viktimave. Sipas informatave të para Adnani ka marrë plagë në këmbë dhe është transferuar në spital, raporton “lajmpress.com”.
Pas vrasjes së kryer, autori Beqir N. Është futur në një automobil “BMW” me targa zvicerane dhe është larguar në drejtim të panjohur.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










