Lajme
Vuçiç për azilantët serbë: „Ata i duan vetëm paratë gjermane“
Gazeta ia kujton lexuesit të saj qëndrimet aspak të moderuara dhe rolin që premieri i tashëm serb ka pasur në raport me luftën në Bosnjë, si i besueshëm i ultranacionalistit Sheshel
Kështu është shprehur kryeministri serb Vuçiç në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” duke folur për refugjatët nga vendi i tij që provojnë fatin në Gjermani. “Ata nuk janë azilkërkues. Ata duan vetëm paratë gjermane”, ka precizuar ai.
Serbia po e bën më të mirën për të përmirësuar standardin jetësor të njerëzve në vend dhe për këtë nevojitet edhe ndihma gjermane, ka thënë Vuçiç më tutje.
Ajo që shqetëson më shumë janë kushtet jetësore të romëve, të cilët ikin kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Por Vuçiç konsideron se mbështetja gjermane për azilkërkuesit përbën një burim të konsiderueshëm financiar për ta, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Paga mesatare në Serbi është 380 euro, shkruan Süddeutsche Zeitung.
Kryeministri serb në intervistën për gazetën gjermane flet edhe për situatën politike në Serbi në raport me Bosnjën, Kosovën etj. Thotë se është një promovues i pajtimit në mes të ish palëve ndërluftuese dhe paraqitet si njeri i moderuar tek kritikon bashkëkombësit e tij në Republika Srpska rreth referendumit që do ta mbajnë në shtator për ndarje nga Bosnja.
Megjithatë, gazeta “SZ” ia kujton lexuesit të saj qëndrimet aspak të moderuara dhe rolin që premieri i tashëm serb ka pasur në raport me luftën në Bosnjë, si militant i madh dhe i besueshëm i ultranacionalistit Sheshel, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me Kosovën, Vuçiç ka thënë se “Po bëjmë sa po mundemi për të shtendosur situatën me kosovarët. Serbët janë pjesë e qeverisë dhe jetës politike në Kosovë”. Por ai ka tërhequr vërejtjen që të mos “mbingarkohen qytetarët serbë” duke u kërkuar që ta njohin Kosovën si shtet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










