Lajme
Vuçiç takohet me kancelarin gjerman, Scholz, në Hamburg
Vuçiç u takua me kancelarin gjerman, Scholz, në Hamburg. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se patën një bisedë të gjatë, të hapur dhe domethënëse, përcjell albinfo.ch.
“Biseduam për shumë tema, për rrugën e Serbisë në BE, situatën në Kosovë dhe arritëm marrëveshje të rëndësishme për tema të shumta botërore.
Ne theksuam rëndësinë e bashkëpunimit tonë dhe se pa kompanitë e tyre, vështirë se do të kishim arritur këtë vlerësim investimi, për të cilin mikpritësit gjermanë dhe bundeskanzler na uruan.
Temë ishte edhe si u bëmë pjesë e një nisme globale, pra e një aleance globale për burimet minerale, e cila përfshin një numër në rritje të vendeve. Sot mora pjesë edhe në një drekë pune me dhjetë liderë nga vende të ndryshme, me të cilët diskutova se si të ndryshojmë të ardhmen tonë ekonomike dhe të arrijmë rezultate më të mira.
Gjermania është fuqia ekonomike dominuese e BE-së dhe motori i zhvillimit të saj, dhe për Serbinë është partneri numër një ekonomik, tregtar dhe çdo partner tjetër. Gjermania mendon disa vite përpara dhe neve na takon të mos vonojmë’, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha gjithashtu se pret që autoritetet e Prishtinës, përkundër tërheqjes së vendimit për ndalimin e importit të produkteve serbe përmes pikëkalimit Merdar, “të bëjnë çmos për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”.
“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do të bëjnë të pamundurën për ta ndalur atë? Po. Ai tani do të shpikë skanerë, kështu që do t’i presë 22 muaj dhe vazhdimisht do të sajojë diçka të tillë. Ai e di se kur gjërat ndodhin sipas rregullave, me respektimin e lirive themelore të mbështetura nga BE-ja dhe bota e qytetëruar, atëherë Serbia, si ekonomia dominuese në Ballkanin Perëndimor, mund të realizojë interesat e saj”, tha Vuçiç në Hamburg.
Ai shtoi se nuk ka besim në dëshirën e Prishtinës për të zbatuar Brukselin “ose ndonjë marrëveshje tjetër”.
“Pres që në ditën e tretë të ndalojnë dikë për diçka, që ditën e katërt të mbyllin të gjithë kalimin, që ditën e pestë të thonë se kanë gjetur dy plumba që do t’i vendosin vetë dhe pastaj do të thonë se tani po mbyllen për 11 muajt e ardhshëm derisa të gjejnë skanerët dhe truket e ngjashme. Kjo nuk do të ndryshojë, sepse unë i njoh mirë ata”, tha Vuçiç, i cili mori pjesë në një konferencë mbi qëndrueshmërinë në Hamburg.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












