Kosova
Vuçiq deklaron që Kurti s’ e pranoi draftin për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova “nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiq, pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në rend dite ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e këtij asociacioni.
Ky dokument u paraqit nga Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.
Vuçiq tha se draft-statuti është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
“Në vitin 2015, unë dhe [kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa] Msutafa nënshkruam parimet [për Asociacionin] dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese [e Kosovës]”, tha Vuçiq .
“Ata, ose do ta pranojnë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”, shtoi ai.
Vuçiq tha se Serbia do ta zbatojë në mënyrë selektive Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke shtuar se edhe Kosova refuzon ta formojë Asociacionin.
Ai tha se, për momentin, nuk e sheh zgjidhje dhe se “rrugët e tyre u ndanë me shpresën se mund të gjejmë disa përgjigje në ditët në vijim”.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












