Kosova
Vuçiq fyen Policinë e Kosovës, e quan “bandë”
"Nuk është puna juaj ta shkatërroni pronën e popullatës serbe", tha ai.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ka fyer Policinë e Kosovës gjatë konferencës për media pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Ai e quajti “bandë” Policinë e Kosovës, teksa foli me zë goxha të lartë.
Vuçiq tha se “njësitë speciale e kanë pushtuar shumë herë veriun”. Për të shkuar andej, sipas tij, Policia e Kosovës duhet të kërkojë leje nga kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Duke folur për Policinë e Kosovës, Vuçiq tha se detyra e tyre është ta sigurojnë paqen për serbët në Kosovë.
“Nuk është puna juaj ta shkatërroni pronën e popullatës serbe, por të siguroheni që kjo bandë të mos kalojë Ibrin. Për ju barrikadat janë problem, jo kriminelët dhe vendimet e paligjshme. Stoltenberg e konfirmon këtë në intervistën e tij”, ka theksuar Vuçiq.
Pas kësaj, është zbutur, duke thënë se “serbët e dinë çka është NATO”.
“Serbët nuk janë budallenj dhe ata e dinë se çka është NATO, tashmë kanë vuajtur nga NATO dhe nuk iu shkon mendja që ta përjetojnë më”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se është i sigurt se Perëndimi ka gisht mbi gjithçka që po ndodh në Kosovë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












