Kosova
Vullnetarët në Kosovë krijojnë “Libra me zë” për të verbërit
Me qëllim që të ndihmojnë në edukim personat e verbër dhe ata që kanë probleme me shikimin, OJQ Education Comes First me një grup vullnetarësh kanë ideuar platformën “Libra me zë”, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij projekti, vullnetarët do të lexojnë dhe incizojnë libra, të cilat më pas do të publikohen në librameze.com, dhe nga aty do të mund t’i dëgjojnë personat e verbër apo ata që kanë vështirësi në të parët.
E për ta realizuar këtë synim, vullnetarët kanë zgjedhur platformën KosovaIdeas për ta promovuar këtë fushatë dhe për mbledhur fonde, meqë kosotja për prodhimin e “audio books” apo librave me zë kushton rreth 4000 euro.
“Një grup vullnetarësh të rinj të ndikuar shumë nga pamundësia e sistemit arsimor në Kosovë për të mbështetur barazinë në arsim, përkatësisht për këtë grup të margjinalizuar, kanë krijuar platformën librameze.com për të realizuar një botë pa pengesa në arsim, duke lexuar, regjistruar dhe plasuar librat në ueb në baza vullnetare”, thuhet në njoftimin e fushatës, përcjell albinfo.ch.
Përmes fushatës është bërë e ditur se platforma librameze.com do të përmbajë libra të ndryshëm edukativë, zbavitës, aventurë, komike etj.
Për realizimin e këtij projekti me karakter humanitar është llogaritur e nevojshme një shumë prej 4000 eurosh, që është paraparë të shpenzohet në këtë formë.
– Audio editimi i librave të incizuar;
– Marrja e të drejtës autoriale për libra;
– Avansimi i web platformës;
– Mbulimi i shpenzime të vullnetarëve;
– Zhvillimi i aplikacionit për smartphone.
Deri në momentin që po shkruajmë, këtë projekt e kanë mbështetut financiarisht shtatë persona, me gjithsej 80 euro. Për të mësuar më shumë apo për të kontribuar në këtë fushatë, klikoni në këtë vegëz.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025










