Autotech

VW Golf 8 nis prodhimin në qershor të 2019-s

Që nga viti 1974 e deri tani, shtatë gjenerata të Volkswagen Golfit kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Një prej modeleve më të vjetra nëpër rrugë, më 2019 do të nisë prodhimin e gjeneratës së tetë, transmeton Albinfo.ch.

Njoftimi i madh, se VW do të nisë prodhimin e Golf 8 në qershor të vitit 2019, erdhi në një samit të organizuar nga Volkswageni.

Grupi Volkswagen do të investojë 1.8 miliardë dollarë në prodhimin e Golf 8.

Fabrika në Wolfsburg, që është më e madhja në Evropë, do të mbetet vendi kryesor për prodhimin e Golfit. Aty prodhohen më shumë se 2 mijë vetura në baza ditore.