Kosova
Walker: Nuk jam pro Asociacionit të komunave
Lidhur me Asociacionin e komunave serbe, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.
Sipas tij, Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm, pra, sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë.
“Mendoj që duhet të refuzojë atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benifitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet. Një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker.
Ndryshe, Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert publikoi të hënën një projekt statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas të cilit ky mekanizëm duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Drejtuesi i këtij fondacioni në Kosovë, Rene Schlee, tha se projekti ka për qëllim të lehtësojë diskutimin publik mbi asociacionin.
“Kishim synime shumë të qarta derisa e hartuam këtë propozim. Ai duhej të arrinte tri qëllime kryesore, e para të paraqesim një propozim që është në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe sistemin ligjor të saj. E dyta të trajtojë dhe të përfshijë pritshmëritë dhe brengat praktike të qytetarëve nga komunat që pritet të jenë pjesë e asociacionit. Ndërsa e treta të jetë në linjë me marrëveshjet e Brukselit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












