Lajme
Washington DC: Yllka Gashi, Dua Lipa, Vjosa Osmani dhe Blerta Basholli
Presidentja Osmani takon Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin në Washington
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, film që është duke u shfaqur në Amerikë.

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme.

Në një fotografi shihen bashkë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore, Dua Lipa, Blerta Basholli, e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në SHBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.
Këto imazhe nga takimi i katër femrave të famshme të Kosovës në Amerikë u publikuan nga faqja e fondacionit Sunny Hill News.
Artistja Dua shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset botërore të filmit “Zgjoi”.

E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













