Gruaja

WAW stimulon dhe ushqen rrjetin mes grave shqiptare

Të shtunën, më 19 shtator, shoqata Women Alb World bashkoi në Gjenevë gratë shqiptare rreth eventit të saj tematik: “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në leadership, shembull integrimi për kumunitetin shqipfolës”

Nocioni i suksesit dhe integrimit të grave në shoqëri është arbitrar, dhe të gjitha gratë kanë vizionin e tyre të ndryshëm të asaj që përbën suksesin profesional. A ka të bëjë me suksesin financiar, suksesin shoqëror, vetëpërmbushjen e qëllimeve personale, lumturinë në punë, ekuilibrin mes punës dhe familjes, apo me aftësinë për ndikim? Në mbrëmjen e organizuar nga shoqata internacionale Women Alb World (WAW), të pranishmit kuptuan se çdo grua përcakton në mënyrën e vet se çfarë do të thotë të jesh e suksesshme.

Të shtunën, më 19 shtator, shoqata paraqiti konceptimin e saj, duke i dhënë një kuptim të gjerë lidershipit në mesin e grave. Në këtë event tematik, i cili u zhvillua nën titullin “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në Leadership, shembull integrimi për kumunitetin shqipfolës”, publiku pati mundësinë, përveç evidentimit dhe bashkëpunimit mes grave dhe vajzave në leadership, të zbulojë mesazhet pozitive nga aktorë të ndryshëm të politikës, diplomacisë, shoqërisë civile si dhe mediave. Me seli në Gjenevë, shoqata WAW ka për qëlllim “krijimin e një rrjetëzimi midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nivele të ndryshme të integrimit”. Duke organizuar takime të ndryshme, ajo synon mbështjen e programeve që ofrojnë mundësi për gratë dhe vajzat shqiptare që të njohin potencialin e tyre drejtues, të praktikojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe të kuptojnë që lidershipi mund të marrë forma të ndryshme.

Fortesa Mustafa
Fortesa Mustafa, anëtare e komitetit WAW

Fortesa Mustafa, anëtare e komitetit, e cila udhëhoqi mbremjen më entuziazëm të madh dhe shumë përkushtim, ua dha fjalën personaliteteve të ndryshme shqiptare, të cilët përmes një ekrani, patën mundësinë të shprehen nga Kosova, Evropa, si dhe Amerika. Publiku, kryesisht femëror, pati rastin të dëgjojë dëshmitë, mbështetjen si dhe këshillat e disa personaliteve. Në mesin e tyre ishte edhe një ndër figurat politike me të njohura të Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit Kosovës. Në fjalimin e saj, ajo theksoi “se ky vit do të mbahet në mend si viti ku leadershipi i grave ka shënuar një kapitull në historinë e suksesshme në Kosovë, në Zvicër e në botë”.

Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Përgëzimin e saj e shprehu gjithashtu znj. Michèle Künzler, Kryetare e Komunës së Vernier dhe ish-Këshilltare e bashkisë së Gjenevës, e cila kishte ardhur enkas për të përkrahur komunitetit shqiptar në iniciativën e tyre. Krahas saj, ishte edhe një politikane e re shqiptare me banim në Gjenevë, Xhevrije Osmani. Deputetja gjenevase, perveç se ishte frymezim për gjenratat e reja, zbuloi para publikut synimin e saj për të luftuar kundër gjitha formave të diskriminimit në punësim. Znj. Xhevrie Osmani paraqiti projekt-ligjin e saj për një proces anonim të rekrutimit për personelin shtetëror. Sipas deputetës shqiptare, një proces i tillë duhet të bëjë të mundur eliminimin e çdo informacioni personal i cili nuk lidhet drejtpërdrejt me situatën profesionale të kandidatëve në mënyrë që të sigurojë rekrutimin bazuar vetëm në aftësitë dhe kualifikimet.

Michèle Künzler, Kryetare e Komunës së Vernier dhe ish-Këshilltare e bashkisë së Gjenevës
Xhevrije Osmani, deputete në Kuvendin e Kantonit të Gjenevës

Pra, cilët janë këto aktore shqiptare që mund të luajnë një rol shtysë në risit dhe përcaktimin e kontureve të integrimit të gruas shqipare në shoqëri? Mirela Mezani, kryetare e shoqates, thotë se do të sjell në pah ndikimin e grave shqiptare në diaspore, i cili padyshim se është i rëndësishëm. Ajo tregon se bordi i shoqates parashikon të nxjerr në pah gratë shqiptare sipërmarrëse dhe vizionare, të cilat duke qenë lidere në sektorin e tyre mund të frymëzojnë gratë e tjera. Anëtaret e komitetit të shoqatës, synojnë të jenë prapa një ndryshimi rrënjësor në idenë që të gjitha gratë mundë të përparojnë në procesin e integrimit të tyre. Përmes aktiviteteve të tyre, ato mundohen të nxitojnë këtë ndryshim, duke krijuar një rrjetëzim midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nevele të ndryshme të integrimit. 

Takimi u zhvillua në kantonin e Gjenevës, në prani të një publiku entuziast, si dhe në prani të Ambasadorit të Kosovës, Z. Sami Ukelli, të konsullit të Gjenevës, Ramadan Avdija, si dhe përfaqësueses së platëformes UYOLO, Znj. Sonia Anaïs Behilil.

Sami Ukelli, Ambasador i Republikës së Kosovës dhe Ramadan Avdija, konsull i përgjithshëm në Gjenevë.
Sonia Anaïs Behilil, përfaqësueses së platëformes UYOLO

Mbetet për t’u parë nëse, kjo shoqat me vullnet të mirë , do të ketë sukses në konkretizimin e premtimeve të parashtruara. Sido që të jetë, takimi i radhes ishte i dobishëm dhe shpresëdhenës.

 

Qendra kosovare për rehabilitim e të mbijetuarve të torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës ishte gjithashtu pjesë e këtij takimi. Drejtoresha e qendres, Znj. Feride Rushiti bëri të mundur shitjen e punës së dorës të këtyre grave. Të ftuarit paten mundësi të japin mbështetjen e tyre duke blerë aksesore të ndryshme të punuara po nga këto gra.

Feride Rashiti, Drejtoresh e Qendres kosovare për rehabilitim e të mbijetuarve të torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës

 

WAW i dha po ashtu një hapsirë pikturave të  Znj. Afrodita Beadini, e cila gjatë kohës së karantinës i ishte përkushtaur thellësisht artit. Shitja e pikturave kishte për synim financimin e “Fëmijeve me kancer”.

Afrodita Beadin, piktore në Gjenevë

 

 

 

Zbuloni gjithashtu disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa çaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

  • Zbuloni disa açaste të mbrëmjes

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI