Kosova
Ersida, nga Harvardi te kërkimet shkencore në klinikën Mayo në Boston
Ersida Buraniqi ka studiuar sistemin nervor të fëmijëve
Ersida Buraniqi është shqiptarja nga Shkodra, e cila ka një përvojë të pasur profesionale.
Shpeshherë për njeriun mjafton dëshira, puna dhe vullneti për të arritur në realizimin e ëndrrave, aty ku do. Kjo ndodhi me Ersida Buraniqin, një vajzë energjike, me ambicie të mëdha për jetën, duke mos ndaluar së punuari për synimet dhe qëllimet e saj.
Ersida Buraniqi në fakt ka studiuar para disa vjetëve për sistemin nervor të fëmijëve.
E diplomuar në shkollën e mjekësisë në Harvard, ajo më shumë se 5 vjet jep kontributin e saj në kërkime shkencore në klinikën Mayo në Boston, SHBA.
Ajo po ashtu ka zhvilluar një studim shumë të detajuar mbi një “etiologji të trajtueshme të epilepsisë së lobit të përkohshëm pediatrik farmakoresistant” në Shoqatën Amerikane të Neuroradiologjisë Pediatrike në Miami, Florida!
Buraniqi është njëra nga gratë e suksesshme në SHBA, por sigurisht jo e vetmja, pasi shqiptarët tashmë janë të suksesshëm në sektorë të ndryshëm, shkruan tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












