Sport
Wenger e mbron Xhakën
Granit Xhaka ka marrë mbështetjen nga trajneri i tij, Arsene Wenger, për dy rastet e fundit, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe akuzohet për racizëm
Atëherë kur kishte më së shumti nevojë, Granit Xhaka ka marrë përkrahjen nga trajneri i tij, Arsene Wenger, shkruan albinfo.ch.
Xhaka të dielën u ndëshkua me karton të kuq, dhe do të mungojë në katër ndeshje, kurse një ditë më pas, sipas mediave angleze e ka ofenduar një punonjëse të aeroportit. Për këtë Graniti është kritikuar shumë.
Megjithatë, atij në ndihmë i ka dalë trajneri i tij. “E kam shikuar edhe një herë dhe nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme. Mirëpo, ju duhet ta pranoni se mund të ndëshkoheni dhe duhet të mësoni nga kjo”, ka thënë Wenger për kartonin e kuq të Xhakës.
Francezi ka shtuar se mesfushori shqiptar është inteligjent, por duhet të jetë i kujdesshëm. “Nuk mendoj se Graniti mendon ta lëndojë dikë. Fatkeqësisht, ne do ta humbim atë për katër ndeshje në një fazë të rëndësishme të sezonit. Graniti është inteligjent në fushë, por duhet të përmirësohet tek ndërhyrjet. Më mirë është të mos ‘zhagitet’ duke u munduar t’ia marrë topin kundërshtarit”, theksoi Wenger.
Gjithmonë sipas mediave angleze, Wenger dhe Xhaka kanë folur për incidentin e fundit dhe Graniti ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve Qeveria zvicerane po shqyrton një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të siguruar... -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike












