Lajme
Westerwelle:Nuk ka bisedime për ndryshim kufijsh
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka deklaruar se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan
“Rruga në Bashkimin Evropian shkon përmes demokracisë, reformave, bashkëpunimit dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve”, ka deklaruar Westerwelle.
Në këtë kontekst, kemi besim të plotë në qasjen konstruktive të Malit të Zi ndaj Kosovës. Ka vetëm një mënyrë për t’i zgjidhur konfliktet dhe ajo është dialogu”, ka thënë Westerwelle.
Sipas tij integriteti territorial i vendeve të rajonit është diçka për të cilën Gjermania nuk do të negociojë.
Shefi i diplomacisë gjermane në Podgoricë u takuar me kryeministrin malazez Igor Lukshiq.
Kryeministri malazez ka deklaruar se Podgorica ka pasur gjithmonë qëndrim të përgjegjshëm ndaj Kosovës dhe se të njëjtin mban edhe pas krizës në veri.
Me vizitën në Podgoricë, Westerwelle ka nisur turnuen në rajon që përfshin dhe Kroacinë e Kosovën.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














