Literaturë

Lebi Murtishi
ShkrimtarNgjarja kishte ndodhur më 3 nëntor në prani të dashamirëve të librit, në mesin e tyre edhe ministri këshilltar në Ambasadën e Kosovës, Mustafë Xhemajli, por nuk munguan edhe miqtë zviceranë.
Për librat e promovuar folën Idriz Mehmeti, Isuf Ismajli, Skender e Elida Buqpapaj, ndërsa poezitë e autorit u lexuan nga poeti Fehmi Berisha.
Autori Murtishi ka përshëndetur të pranishmit dhe “kritikët e tij pas shpine” të cilët mendojnë se autori është në ´´konflikt” me dashurinë, e që nuk ka munguar nga ai edhe një poezi pikërisht dedikuar bashkëshortes së tij.
Ky promovim librash të cilin e ka udhëhequr Saranda Ademi Gervalla u mbyll me një koktej rasti të përgatitur nga Shoqata e Krijuesve në Zvicër. Krejt në fund kryetari, Besnik Camaj, u ka bere thirrje donatorëve që ta mbështesin ekzistencën e kësaj shoqate të krijuesve në Zvicër.
Saranda Ademi Gervalla
19.11.2013
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriLebi Murtishi
- Prejardhja:Strugë-Maqedoni
- Vendi ku vepron:Bern-Zvicër
- Profesioni:Shkrimtar











