Jeta në Zvicër
Widmer-Schlumpf: Më afër zgjidhjes për taksat me SHBA-në
Ajo ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur, por, ka tërhequr vërejtjen se “nuk do të ketë arsye për entuziazëm" dhe nuk ka dashur të flasë për koston e marrëveshjes
“Janë vetëm edhe disa çështje të hapura që kërkojnë diskutim dhe zgjidhje të shpejtë”, ka thënë ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf duke bërë fjalë rreth marrëveshjes së pritshme për tatimet me SHBA-në. “Jemi afër që të prezanntojmë një rezultat”, ka thënë ministrja në një intervistë për radion e transmetuesit publik SRF.
Ajo ka theksuar më tutje se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur, por, ka tërhequr vërejtjen se “nuk do të ketë arsye për entuziazëm. Bankat nuk do ta fitojnë falas këtë marrëveshje”. Schlumpf nuk ka dashur të flasë për koston e marrëveshjes.
“Për ne ka shumë rëndësi që të gjejmë një zgjidhje për bankat, sa i përket të kaluarës së tyre. Se kjo nuk do të jetë një zgjidhje `e bukur` është e qartë. Por është e rëndësishme që zgjidhja të jetë korrekte nga ana juridike dhe e qëndrueshme , ka thënë ministrja. Ndërkaq, fjalën e fundit lidhur me marrëveshjen me SHBA-në do ta japë parlamanti.
Zvicra dhe SHBA janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje për çështjen e parave të pataksuara të qytetarëve amerikanë të deponuara në bankat zvicerane. Pasi që banka private Wegelin nnë muajin mars qe dënuar se gjatë krizës së bankës UBS në SHBA, i kishte marrë klientët e bankës së përmendur, edhe bankat tjera ndodhen nën kërcënimin për tu paditur.
Shefi i Bankës Nacionale të Zvicrës Patrick Odier në fillim të majit pati premtuar një unifikim të shpejtë të qëndrimeve në këtë drejtim.
Zvicra ndodhet në konflikt rreth taksave jo vetëm me SHBA-në por edhe me BE-në, me të cilën janë duke u zhvilluar bisedime për tu gjetur një zgjidhje.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












