Bota
WikiLeaks boton mbi 50’000 mesazhe personale të dhëndrit të R. Erdogan
Korrespondenca elektronike e Berat Albayrak-ut, dhëndrri i Rexhep Tajip Erdogan-it dhe Ministër i Energjisë, zbulon marrëdhënien e tij të ngushtë jo vetëm me elitat turke, por, me organizatën terroriste Daesh (ISIS)
Arkivi i botuar me 5 dhjetor 2016 përfshin 57’934 emaila të Berat Albayrak, dhëndri i presidentit turk. Korrespondenca thekson marrëdhëniet e vrazhda mes Albayrak dhe Daesh përmes kompanisë së naftës Powertrans, përcjell albinfo.ch.
Korrespondenca elektronike e Berat Albayrak-ut, dhëndrri i Rexhep Tajip Erdogan-it dhe Ministër i Energjisë, zbulon marrëdhënien e tij të ngushtë jo vetëm me elitat turke, por, gjë që është më e turpshme, me organizatën terroriste Daesh. Eshtë pra e prekur, thekson albinfo.ch, kompania Powertrans, e cila gëzoi një përjashtim nga sanksionet e vendosura kundër të gjitha kompanive të tjera të naftës në lidhje me importet si eksportet e naftës në Turqi, sidomos nga zonat nën kontrollin e Daesh-it.
Në kulmin e zgjerimit të tij në vitin 2015, shteti islam ka kontrolluar dhjetë hapësira të naftës qoftë në Irak apo në Siri. Tregtia e arit të zi përfaqëson gati një të katërtën e të ardhurave të “kuazi-shtetit”, pra siç vlerësohet në mes të 350 dhe 600 milionë dollarë në vit.
Lidhjet midis Turqisë dhe Daesh-it nuk mund të përmenden
Në prill 2016, pas çlirimit të fushës së naftës Jabisah në provincën e al-Hasakah (Hasaka) në veri-lindje të Sirisë, www.françai.rt.com zbuloi përmes një serë dokumentarësh pjesën e fshehur të qarqeve të eksportit të naftës nëpërmjet qytetit sirian Raqqa, pastaj nëpërmjet Turqisë.
Emailat e vjedhur (piratuar) mbulojnë periudhën nga prilli i vitit 2000 deri më 23 shtator 2016, pra deri kur pati ndodhur tentativa e grushtit të shtetit me 15 korrik 2016. Letërkëmbimet tregojnë gjithashtu, sipas Wikileaks (që sjell informatat bruto pra të papërpunuara), për shqetësimet e Berat Albayrak-ut për të kontrolluar rrjetet sociale, veçanërisht pas lëvizjes masive së protestës së vitit 2013, të ashtuquajturit “Gezi Park” dhe “Sheshi Taksim”. KJo protestë pati përfshirë qindra e mijëra demonstrues.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











